28,11,2025

Mogherini: Ka ardhë koha që kosovarëve t’u liberalizohen vizat

Must Read

Federica Mogherini ka thënë se duhet të merret një vendim final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ka ardhur koha për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Helsinki, pas takimit të Ministrave të punëve të jashtme të shteteve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj, Komisioni Evropian ka thënë se ka ardhur koha të hiqen vizat për shtetasit e Kosovës.

“Vendimin për këtë duhet ta marrë Këshilli i Evropës dhe është koha e fundit të ndodh. Shpresoj që shtetet e BE-së do ta marrin atë vendim”, theksoi Mogherini.

Kurse, ajo ka shtuar se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm nga aspekti strategjik për BE-në dhe duhet të integrohet ajo hapësirë.

“Nga aspekti strategjik është me rëndësi që BE-ja të jetë e bashkuar sa i përket zgjerimit të saj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kufizohen me shtetet anëtare të BE-së dhe krijojnë një ishull brenda Bashkimit”, deklaroi ajo.

Ajo theksoi se inkuadrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është i rëndësishëm edhe për pajtimin e atyre shteteve që kanë luftuar para 20 vjetësh. Asnjë kriter botëror nuk është i shfaqur në atë hapësirë si BE, sa i përket tregtisë dhe investimeve, theksoi Mogherini.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img