04,02,2026

Mogherini: BE-ja në Ballkan po hyn në fazën e dytë

Must Read

“Tradicionalisht, ne shikojmë Ballkanin Perëndimor, si një rajon i jostabilitetit ku për shumë vite, madje edhe dekada BE kishte një rol të atij që ofron siguri. Ne tani kalojmë në një fazë ku jemi partnerë në një mbrojtje dhe siguri të përbashkët”, ka thënë ajo.

Mogherini, e cila kryeson takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të BE që filloi dje në Vjenë, tha se takimi filloi me një diskutim mbi bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në çështje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

“Kemi folur së bashku me NATO-n dhe OKB-në, partnerët tanë kryesorë në rajon me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si pjesë përbërëse e punës sonë me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë kryediplomatja e BE-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img