29,04,2024

MMPH ka kërkuar vetëm harmonizimin e vendimit të Kuvendit për parcelën ku do të ndërtohet Spitali i ri Rajonal

Must Read

Ekzekutivi dhe legjislativi komunal pasditen e djeshme kanë pranuar një shkresë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, gjegjësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes së cilës, pas kërkesës për rishqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt 01 Nr.61 datë 30.03.2018 për anulimin e vendimit të kuvendit komunal 01 Nr. 73 të datës 30.04.2014, vendim që ka të bëj me ndërrimin e lokacionit për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal, ekzekutivi komunal jep këto shpjegime:

– Vërejtjet e parashtruara në shkresat e lartpërmendura sugjerojnë harmonizimin e preambulës së vendimit me brendinë e vendimit sipas votimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës, pra janë konstatuar mospërputhje teknike në vendim dhe jo kundërshtim i plotë i vendimit;

– Shkresa është dërguar pas tejkalimit të afatit ligjor 15 ditor dhe kështu sipas Rregullores së Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/2016 për Shqyrtimim Administrativ të Akteve të Komunave, mospërgjigia në afat ligjor nënkupton miratimin e aktit, gjegjësisht hyrjen në fuqi;

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i vendosur në mbrojtjen e interesit publik, respektimin e vullnetit politik të shprehur përkitazi me këtë vendim nga anëtarët e Kuvendit të Komunës si dhe bazës së dëshmuar përgjatë gjithë kësaj periudhe qeverisëse, atë të zbatimit dhe mbrojtjes së parimit të ligjshmërisë, shembujt e së cilës janë të njohura për qytetarët si standard që bën diferencën e kësaj qeverisje nga qeverisja e kaluar.

Qytetarët ferizajas janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti strategjik dhe vështirësitë përmes së cilave ka kaluar ky proces.

Thirrjet e tjera dhe kauzat personale nga opozita jokonstruktive dhe e papërgjegjshme karshi interesave qytetare, që la pa realizuar këtë projekt tejet të rëndësishëm duke e bastarduar atë si projekt dhe ide, janë thirrje të dëshpruara, dashakeqe të interesit qytetar dhe të ngutshme, kur kemi parasysh faktin se gjithë ky proces nuk ka marr epilog përfundimtar dhe se do të procedohet nga ana jonë sipas parashikimeve të ligjeve në fuqi, thuhet në një njoftim lëshuar nga ekzekutivi i Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img