Pas shumë veprave pe nale ndër vite, edhe njëherë po sillet para drejtësisë. Para trupit gjykues në një seancë të mbyllur për mediat, ka dal sot Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për privim nga jeta të 18-vjeçares nga Ferizaj Marigona Osmani.
Qysh në fillim të seancës, Krivaqa kishte kërkuar ndihmë mjekësore meqë sipas doktorit I cili e kishte kontrolluar pacientin, i njejti kishte shfaqur simptoma të depr esionit.
“Gjendja e pacientit ishte stabile, parametrat vital ishin në normë, pacienti dukej pak në gjendje depr esive dhe kjo dyshohet se është pasojë e përdorimit të substa ncave nar kotike që ai dje vet e ka pohu”, ka thënë për RTK-në, Astrit Hoxha, mjeku që e kontrolloi Krivaqën.
Ani pse për disa minuta seanca dëgjimore ishte ndërprerë, seanca ndaj tij vazhdoi.
Gjykata Themelore e Ferizajt pas disa orësh, konfirmoi kërkesën e prokurorisë themelore që ndaj të dyshuarit të merret masa e para burgimit për një muaj meqë, ka dëshmi të bazuara se i pandehuri D.K në bashkëkryerje ka kryer veprën pen ale vra sje e re ̈ndë.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pan dehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij. me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhu nën psi kike, pastaj edhe dhu në fiz ike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndj era ka ndërruar jetë.
RTK ka komunikuar edhe me avokatin e zgjedhur sipas detyrës zyrtare Admir Salihu, por ai ka thënë se klienti i tij është mbrojtur në heshtje.