21,04,2025

Mjekët e infermierët e Ferizajt në krye të detyrës, qindra raste të dyshuara me COVID-19 po trajtohen

Must Read

Ekipet mjekësore të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj tash kur përhapja e virusit COVID-19 është shtrirë në përmasa më të gjera, janë në krye të detyrës.

Janë plot 134 vizita në shtëpi për pacientët e prekur me COVID-19 që janë kryer nga ekipet e mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së, 340 vizita në tendën “COVID” si raste të dyshuara dhe 34 shërbime radiologjike, shërbime mjekësore këto të kryera vetëm në funksion të përballimit të situatës pandemike, pa lënë anash shërbimet e zakonshme mjekësore për qytetarët ferizajas.

Kjo punë e punonjësve shëndetësor meriton përkrahjen e duartrokitjen e gjithë qytetarëve, gjersa këta të fundit, mund të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor, duke zbatuar në përpikëri masat mbrojtëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prokuroria: Motivi për vrasjen e rreshterit Lika lidhet me punën e tij si polic

Policia e Kosovës në aksionin e zhvilluar sot në Kaçanik, lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img