26,11,2025

Mirosala kthen traditën me buzëqeshjet e fëmijëve, mbanë garat e skijimit në fshat

Must Read

Sot në fshatin Mirosalë të Ferizajt u mbajtën gara në skijim të organizuara nga vetiniciativa e qytetarëve mirosalas.
Kêto gara u organizuan në kodrinën e quajtur “Kryet e Ares” ku morën pjesë garues nga mosha 7 vjeçare deri në moshën 50 vjeçare të cilët garuan sipas grupmoshave.

Për fituesit e tri vendeve të para u ndanë mirënjohje dhe shpërblime të sponzorizuara nga kompania e ujit MIROS.
Kishte pjesëmarrës si tifoz edhe nipa e mbesa dhe banorë te fshatrave të rrethit.
“Ishte nje garë e shkëlqyer. Ata fëmijë dinin qëllimin e garës, respektonin rendin dhe rregullat e garës dhe gjatë tërë kohës nuk mungoi buzëqeshja në fytyrat e tyre. U morën qëndrimet që kjo garë të jetë tradicionale për çdo vit. Organizimi i garës përfundoi solemnisht me ndarjen e mirënjohjeve dhe kaloi pa asnjë incident falë organizatorëve dhe bashkpërkrahësve.

Këto gara u zhvilluan edhe viteve tjera në këtë fshat por ka pasur edhe raste edhe në fshatrat tjera rrëzë maleve.

Fituesve u urojme suksese
Për Ferizajpress bashkpunëtori
Prof Agim Bytyqi
Anëtar i këshillit organizativ

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img