29,03,2024

Miqësia me SHBA–të, të ruhet me veprime dhe jo me deklarata

Must Read

unnamed (1)

Me moton “Edhe unë e festoj 4 korrikun”, Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka shpallur konkurs publik për ese, në të cilin ftohen të marrin pjesëtë gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.

Vlera e këtij projekti arrin shumën e 500 eurove, të cilat do të ndahen për esetë më të mira. Vendi i parë do të shpërblehet me 250 euro, vendi i dytë me 150 euro dhe shuma prej 100 eurove, do t’i ndahet autorit të eses që zë vendin e tretë në këtë konkurs. Këto aktivitete konkrete po organizohen me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me qëllim të kësaj, kjo shoqatë tashmë ka filluar edhe ligjëratat në shkollat publike për të ruajtur këtë miqësi me SHBA-në.

Agim Rexhepi nga kjo shoqatë tha se motoja e punës është që respekti dhe falënderimi ndaj SHBA–ve të përcillet me aktivitete konkrete e jo me deklarata boshe.

Sipas tij, kjo miqësi me SHBA–në është krijuar me shumë mund e sakrifica, prandaj duhet të bëhet punë për ruajtjen dhe avancimin e saj.

Rexhepi: Duhet të bëjmë aktivitete konkrete, e jo de klarata boshe

 

“Motoja jonë e punës që respekti duhet të përcillet me aktivitete konkrete e jo vetëm me deklarata boshe e stereotipa dhe se miqësia me SHBA – në e aleatët e tyre mund të ruhet, kanë dëshmuar se kjo është mënyra më e mirë për të dëshmuar miqësinë dhe për të tentuar të ruajmë, por edhe të tentojmë të avancojmë një miqësi të krijuar me shumë mund e sakrifica. Mendojë se nga Kosova duhet të dërgohen sa më shumë informacione se është organizuar, është debatuar, është zhvilluar një aktivitet i sferave të ndryshme dhe se aktiviteti ka mesazhe të qarta njerëzore, politike e diplomatike se qytetarët e Kosovës po bëjnë veprime konkrete falënderimi, e jo vetëm deklarata e telegrame urime”, tha Rexhepi.

Rexhepi më tej ka sqaruar se vlerësimi do të bëhet në dy faza, ku komisioni i parë do të përzgjedh 20 më të mirët, pastaj k omision i dytë do të vazhdojë me 10 esetë më të mirë për të cilat do të marrin mirënjohje, ndërsa tri esetë më të mira do të shpërblehen edhe me mjete financiare.

Donatori i këtij projekti, Isak Islami e ka vlerësuar këtë projekt si shumë të rëndësishëm.

Islami: Duhet të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA

 

“Shoqata “Miqtë e Amerikës” është një institucion kombëtar që duhet ruajtur me xhelozi në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe SHBA – së”, tha Islami.

Të gjithë ata që aplikojnë në këtë konkurs, duhet të plotësojnë këto kritere: teksti nuk duhet të jetë më i gjatë se një faqe ëord, duhet të shkruhet vetëm në gjuhën angleze, të dërgohet vetëm me shifër pa të dhëna me qëllim që të iket dyshimeve eventuale për stimulim apo përkrahje nga ana e komisionit vlerësues.

Esetë duhet të dërgohen në emailin: friendshipkosovousa@gmail.com, dhe afati për aplikim është deri me 15 maj, ku njoftimi i fituesve do të bëhet në faqen zyrtare të rrjetit social facebook të kësaj shoqate.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img