17,11,2024

Miqësia e Shqiptarëve me Amerikën

Must Read

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipëtarëve dhe SHBA-së e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë.
Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.
Në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi aty përfundoi marrëdhënia diplomatike. Ambasada Amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.
Me datën 4 Tetor 1989 i ndieri Dr. Ibrahim Rugova i shoqëruar nga prof. Engjell Sedaj, mbërritën në Kennedy aeroport, në NewYork, me linjën ajrore Jugosllave “Jat”, të ftuar nga Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, për të qenë folës në Seminarin përkujtimor që ishte organizuar me rastin e 300 vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdani.Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do ta shënonin kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W. Bush më 10 qershor 2007, e para e një presidenti amerikan në Shqipëri.
Marrëdhënjet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të përshkruhen si, historikisht, të shkëlqyeshme ç’prej sulmeve ajrore të NATO-s që i dhanë fund fushatës brutale të policisë dhe ushtrisë së diktatorit terrorist Millosheviq kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës që më në fund çojë në pavarsinë e Kosovës e deri në ditët e sotëme.
Sulmet e NATO-s të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara ishin një provë historike se spastrimet etnike në Europë “në këtë rast kundër shqiptarëve të Kosovës” nuk do të toleroheshin në prak të shekullit të 21-të.
Washingtoni vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i integritetit dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur, ndërsa është i angazhuar në përpjekjet, në nivel ndërkombëtar, për njohjen e Kosovës nga vendet që nuk e kanë njohur ende, si dhe për antarësimin e Republikës së Kosovës në organizmat euro-atlantike dhe për ta antarësuar Prishtinën në organizatat kryesore ndërkombëtare, përfshirë organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në të vërtetë, duket sikurë Shtetet e Bashkuara po bëjnë më shumë në këtë drejtim se sa vetë Kosova dhe Shqipëria, marrë së bashku.

Ma.sc.Burim UGZMAJLI

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img