03,07,2025

Ministrja Nagavci viziton shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj

Must Read

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj, Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë dhe shkollën e mesme teknike “28 Nëntori” në Prishtinë.

Gjatë këtyre vizitave, ministrja Nagavci është takuar me menaxhmentin e shkollave dhe me mësimdhënës, prej të cilëve është informuar për gjendjen në shkolla, të arriturat dhe sfidat, sidomos gjatë këtij viti shkollor kur po ballafaqohemi me pandeminë Covid-19.

Ministrja Nagavci ka falënderuar personelin arsimor për angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar në punë gjatë këtij viti, në mënyrë që të arrihet niveli i mësimnxënies sa më i mirë i mundshëm.

Ajo uroi që arsimi dhe të gjithë sektorët tjerë t’i kthehen sa më shpejt normalitetit dhe e gjithë energjia të koncentrohet në zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Në këtë drejtim, ministrja ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë akterëve, për të arritur rezultate në arsimin parauniversitar, duke i kushtuar vëmendjen e duhur realizimit të politikave arsimore që mundësojnë ofrimin e një arsimi cilësor për fëmijët dhe të rinjtë tanë

Ministrja Nagavci theksoi se arsimi fillor dhe i mesëm i ulët, gjimnazet, e në veçanti arsimi dhe aftësimi profesional si një mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik, do të jenë në fokus të punës së qeverisjes së re dhe do të punohet me intensitet të shtuar.

Po ashtu, ministrja Nagavci i ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për përfundimin e periudhës së dytë të këtij viti shkollor, ndërsa ka kërkuar nga menaxhmenti i shkollave që ta shfrytëzojnë këtë kohë të pushimit njëjavor për të dezinfektuar ambientet shkollore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img