19,05,2024

Ministrja e Integrimeve: Nuk ka linja shtesë të autobusëve drejt perëndimit (Video)

Must Read

Ajo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mundësia e përsëritjes se eksodit të vitit 2015, vazhdon të jetë brengë dhe çështje e angazhimit të saj.

“Nga bisedat me drejtorin e policisë dhe me institucionet tjera përkatëse, del se linjat e autobusëve janë të njëjtat dhe se nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk kemi numër të rritur të linjave. Pastaj edhe në bisedat me shtetet anëtare të BE-së, nuk na kanë thënë se ka rritje të numrit të azilkërkuesve, ka shtuar Ahmetaj.

Sipas saj, qytetarët e kanë të garantuar lëvizjen e lirë, duke shtuar se i kanë marrë të gjitha masat që ta ndërpresin këtë fenomen.

“Secili nga ne e dimë se Kosova trajtohet si vend i sigurt i origjinës, ku asnjë qytetar nuk ka të drejtë të marrë azil. Ne e kemi këtë brengë në vazhdimësi. Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka që është e mundur, që një gjë e tillë të mos ndodhë”, ka theksuar Ahmetaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img