28,04,2024

Ministria nuk i lejon Ferizajt qasje të re në autostradë

Must Read

Me gjithë premtimet qeveritare, Ferizaj nuk do të ketë qasje në autostradën “Arbën Xhaferi”, në hyrje të qytetit.

Në një përgjigje për gazetën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se studimi i fizibilitetit të autostradës “Rruga 6” i hartuar nga EGIS International në muajin prill të 2010-s, ka propozuar vetëm katër lokacione për udhëkryqe: Qasja e Lipjanit, qasja e Babushit, qasja e Ferizajt dhe qasja në Doganaj. Bazuar në të dhënat e mundësisë së shërbimit dhe vëllimit të trafikut ndërmjet kyçeve R6/R7 dhe Kaçanikut, shkruan Koha Ditore.

“Lokacionet e udhëkryqeve në segmentin C2, udhëkryqi Babush–Ferizaj-Doganaj, janë afër njëra-tjetrës dhe lidhen me rrugët nacionale të Kosovës. Distanca ndërmjet secilës qasje të autostradës, është përafërsisht 10 km, që nënkupton se secila qasje shërben për rrezen 5 km (veri dhe jug të secilit udhëkryq) të trafikut lokal dhe atij nacional, e cila prezanton qasje të lehtë nga autostrada në rrugët lokale si dhe nga rrugët nacionale në autostradë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Infrastrukturës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img