29,04,2024

Ministria e Kulturës injoron Drejtorinë e Kulturës në Ferizaj

Must Read

Drejtoria e Kulturës në Ferizaj përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me injorimin dhe anashkalimin e saj nga Ministria e Kulturës.
Në reagim thuhet se Drejtori i departamentit të Rinisë pranë Ministrisë për Kulture,Rini dhe Sport për tre herë radhazi po injoron dhe anashkalon Drejtorinë e Rinisë në Ferizaj, duke organizuar takime dhe pritur delegacione e duke anashkaluar këtë të fundit.

Komunikata e plotë e Sektorit të Rinisë
Drejtori i Departamentit të Rinise pranë Ministrisë për Kulture,Rini dhe Sport Xhevat Bajrami sjell delegacionin nga Shqipëria në Komunën e Ferizajt,duke i anashkaluar në tërësi Institucionin përgjegjës në fushën e rinisë, pra Sektorin e Rinisë dhe udhëheqësen e Sektorit për Rini znj.Dashurije Ahmeti madje këtë të fundit e ka hequr edhe nga komisioni për Strategji dhe Planin e Veprimit për Rini.
Madje kjo është hera e tretë që Xhevat Bajrami hynë në Institucionin për Rini duke mos njoftuar as edhe vete udhëheqjen e drejtorisë.
Xhevat Bajrami po i koordinon vizitat e tije me zyrtarin administrativ të sektorit të rinise Agon Zhinipotokun ku ky i fundit ishte edhe pjesë e fushatës elektorale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img