30,04,2024

Ministria e Financave: Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip për vitet e 90-ta është trajtuar me prioritetin më të lart por duhet të respektohen procedurat ligjore

Must Read

Ministria e Financave për hir të korrektësisë  informon dhe sqaron të gjithë punëtoret e arsimit  dhe  opinionin publik  se sa i përket çështjes  së Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta e ka trajtuar në kuadër të kërkesave  me prioritetin më të lart brenda Ministrisë së Financave me qëllim e vetëm që ti jepet mbështetje realizmit  të gjitha të drejtave që dalin nga ky projektligj  për të gjithë punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta.

Për këtë qëllim,  ditën e premte me datën 09 mars 2018,  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur në takim Kryetarin e SBASHK-ut me stafin e tij, ku gjatë takimit i ka informuar që Ministria e Financave mbështet kërkesat dhe Projektligjin, por projektligjin për të proceduar tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin  18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018 me  nr. 06/L-020 dhe nenin 26 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit me nr. 03/L-048, ku thuhet shprehimisht  se asnjë Ministri apo cili do Institucion tjetër nuk mund të procedoj në Qeveri apo në Kuvend asnjë iniciative të re  apo të propozoj  projektligj për aprovim nëse nuk e ka të zgjidhur paraprakisht çështjen e implikimeve financiare për vitin fiskal përkatësisht  nuk është paraparë në kuadër të tabelave të Ligjit të Buxhetit.

Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria sponzoruese që ti respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit  të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që Projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend.  Për dijeni projektligji nuk është i finalizuar, vetëm nëse është draftuar dhe më pas nuk është përcjellur me kërkesat e Ligjit para se të dërgohet për aprovim.

Andaj, edhe një herë përmes kësaj Komunikate, ju bëjmë thirrje SBASHK-ut dhe sponzoruesit të Projektligjit ta procedojnë për kompletim të procedurave  në përputhje me dispozitat ligjore  para se të aprovohet në Qeveri. 
Veprimi i kundërt apo siç kërkohet sot,  do ta bëjnë Ligjin e kontestueshëm nga cili do organ tjetër duke filluar nga Kuvendi e deri tek Gjykata Kushtetuese, për çështje procedurale.

Ministria e Financave  si çdo herë tjetër edhe me këtë rast nuk mund të jep aprovim për një Projektligj, i cili nuk i respekton procedurat e Ligjit të Buxhetit, Ligjit për menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit dhe dokumentet tjera në fuqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img