27,04,2024

Ministria e Drejtësisë: 18 vjeçarja kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spital

Must Read

18 vjeçarja M.O. kishte vdekur 24 orë para se të dërgohej në spitalin e Ferizajt. Informacioni u dha nga Nazlie Balaj, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë.

“Sipas informatave që i kemi ne si Ministri e Drejtësisë në të cilën është edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore rasti i Marigonës është rast politraumë ku për dy ditë radhazi, sipas gjithmonë informacioneve, është ushtruar dhu në dhe që e ndjera ka vde kur 24 orë para se të dërgohej nga të dy të dysh uarit në spitalin e Ferizajt”, tha Balaj në ATV.

Ajo i ka quajtur skandaloze prononcimet për medie të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

“Unë mendoj që edhe Prokuroria edhe Gjykata (Themelore) në Ferizaj duhet te jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre sepse që të dyjat kanë qenë skandaloze sa i përket informimit të opinionit në lidhje me rastin në fjalë. Skandali i parë ishte kur prokurori doli dhe shpjegoi të dysh uarin kryesor si rast recidivistë dhe rasti i cili që nga viti 2013 ka aktakuza të ngritur në gjyqësi sa i për ket tentimit të vra sjes”, – u shpreh ajo.

Ndërkaq Balaj tutje tha edhe më skandaloze ishte deklarata e Gjykatësit sot, kur tha se dyshimet kryesor për vra sjen e 18-vjeçares kanë të bëjnë më xhelozi.

“Skandali i dytë ishte nga ana e gjyqtarit i cili pa u zhvillu heti met dhe pa u mbyllë heti met del me një deklaratë të tillë duke e arsyetuar të dysh uarin kryesor për vra sje e Marigonës kinse këtë vra sje e ka bërë për xhelozi”, – tha tutje Balaj.

Sot Gjykata Themelore në Ferizaj me anë të një komunikate për medie njoftoi se arsyet që çuan deri tek vde kja e 18-vjeçares janë se i dysh uari për vra sje, D.K, dyshonte se M.O po e tradhtonte me djalin e dajës së tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img