30,04,2024

Ministri Murati tenton të pengojë projektin e Agim Aliut, deputeti Reçica e quan “çun”

Must Read

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës nga Ferizaj Elmi Reçica është ankuar se Vetëvendosje po tenton të bllokojë projektet e kryetarit të këtij qyteti, Agim Aliu, konkretisht ndarja e mjeteve për restaurimin e shkollës fillore “Gjon Serreçi”.

“Veç desha ta sqarojë. Kryetari i Komunës së Ferizajt e ka një Projekt tjetër atje dhe nuk është çështja që të restaurohet ajo shkollë, ajo shkollë duhet të rrënohet dhe të ndërtohet e re. Kjo është një kleçkë. Ka projekt të ri he nuk mund të restaurohet ajo shkollë.”, ka thënë Reçica në seancën ku po bëhet shqyrtimi i dytë i projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2022.

Pas kësaj ankese ka reaguar ministri i Financave, Hekuran Murati i cili vije po ashtu nga Ferizaj.

“Projekti që u përmend nga deputeti Reçica për rrënimin e shkollës ka ardhur si rezultat i betonimit rreth shkollës me ndërtesa nga vet komuna. Për të ju krijuar hapësirë atyre qëllimi I kryetarit është që të rrënohet shkolla për të ia siguruar parkingun.”, tha Murati.

E pas kësaj deklarate ka reaguar sërish Reçica duke i thënë ministrit që të mos merret me politikë sepse është një çun i ri.

“Nuk po bëjmë këtu politikë dhe ministri si çun i ri është mirë të mos bëjë politikë me këtë çështje.”, tha ai.

Gjatë kësaj seance kryetari Konjufca ka shfaqur shenja nervozizmi me të gjithë deputetë.  “Kujdes fjalorin parlamentar z. Reçica. Statusi i Hekuran Muratit është ministër”, ka reaguar Konjufca.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img