28,11,2025

Ministri më i pasur i AKR-së, aksionar në kompani të ndryshme e pronar i shumë hektarëve të tokës

Must Read

Përgjatë vitit 2018, Ekrem Mustafa u emërua Ministër i Punëve të Brendshme.

E muaj më parë, Mustafa ka bërë deklarimin e pasurisë së tij në Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Shtëpia në fshat e ministrit, kap shumën e 70,000.00 eurove e cila është deklaruar si trashëgimi që nga viti 1972.

Nga kursimet, ministri Mustafa ka të deklaruar një lokal në vlerë prej 130,000.00 euro, shkruan Indeksonline.

Banesa e të parit të MPB-së prej 110,00 m² kushton 90,000.00 euro.

10,000.00 m² tokë ndërtimi si trashëgimi kapin vlerën e 1,500,000.00 euro. Një objekt tjetër afarist i Mustafës kushton 260,000.00 euro.

Pasuria e Mustafës nuk mbaron me kaq, ai është edhe pronar i një banese të kontraktuar për ndërtim prej 180.00 m² me vlerë 130,000.00 euro.

Poashtu, toka bujqësore e deklaruar nga ata e tij prej 14,000.00 euro si trashëgimi që nga viti 1986 kushton hiç më pak se 210,000.00 euro.

Vetura e tipit “Toyota”, i ka kushtuar Mustafës 10,000.00 euro.

Ministri i cili vie nga radhët e AKR-së, posedon aksione në disa shoqëri komerciale, si në SH.P.K “Kompakt”, kapitali i së cilës kap shumen prej 250,000.00 euro, pastaj në N.T.P “K.H.L”, në “Kospharm” SH.P.K, si dhe në N.T.P “KOSOIL”.

Për Agjencionin Kundër Korrupsionit, Mustafa i ka deklaruar edhe paratë e gatshme, të mbajtura në institucionet financiare si dhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe fizik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img