14,09,2025

Ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa priti sot në një takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit,  Refki Sumën

Must Read

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa priti sot në një takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, z. Refki Suma.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast ministri Mustafa theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.

Ndërsa z. Suma e njoftoi ministrin Mustafa lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img