27,04,2024

Ministri Beqaj konfirmon fillimin e punimeve për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.08.03.2018. Gjatë ditës së sotme, Komunën e Ferizajt e vizitoi Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj. Ministrin Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij i priti Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale. Qëllim i këtij takimi ishte vizita në objektin ku do të themelohet Qendra e Inovacionit dhe konfirmimi i investimit për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë në Ferizaj, qendër kjo që do të hapet në objektin aktual të Qendrës së Kulturës.

Kryetari Aliu duke falënderuar ministrin Beqaj për vizitën si dhe investimin u shpreh: “Falënderoj ministrin Beqaj, ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që sërish është në Ferizaj për të konfirmuar vullnetin e ministrisë dhe të qeverisë edhe njëherë për të mbështetur Komunën e Ferizajt në projektet e saj dhe padyshim edhe në zotimet që ne kemi bërë bashkë, edhe si qeveri lokale edhe si qeveri qendrore, ne kemi pasur takime me ministrin Beqaj dhe në takimin paraprak kemi folur për hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Teknologjisë në Ferizaj, dhe asokohe ministri është zotuar se do e mbështes hapjen e Qendrës së Inovacionit porse asokohe nuk e kishim një objekt i cili do të plotësonte kushtet që të bëhej një qendër e tillë dhe ishte kërkesë e ministrit qe ne posa të gjejmë lokacionin ai do të vie sërish dhe sot është sërish këtu zotëri Beqaj, dhe prandaj e falënderoj për mbështetjen që më ka bërë dhe që po i bën qeverisjes dhe Komunës së Ferizajt, në hapjen e kësaj qendre shumë të rëndësishme për bizneset por edhe për zhvillimin ekonomik në përgjithësi në Ferizajt. Sot jemi pikërisht në vendin ku ne si komunë kemi vendosur që kati i parë i ish-Qendrës së Kulturës, tashmë do të shndërrohet në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë. Ka hapësira të mjaftueshme pikërisht për t’u funksionalizuar kjo Qendër e Inovacionit. Ne si komunë do të përmbushim në afat sa më të shpejtë obligimet që kanë të bëjnë me hapjen e kësaj qendre” theksoi Kryetari Aliu.

Në anën tjetër ministri Beqaj u shpreh “Jam këtu në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ta konfirmuar fillimin e punës për ndërtimin e kësaj qendre, e cila do të quhet Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Një qendër e cila në brendinë e saj do të mirëpres studentët e Universitetit të Ferizajt, por edhe afaristët, pra ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Qendra si e tillë ka për synim që të trajtoj të gjitha idetë inovative, prej fazës së parainkubimit deri në fazën e avancimit të tyre dhe inicimit në startup. Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka fonde të mjaftueshme edhe për ta rinovuar edhe për ta pajisur, por njëkohësisht në bashkëpunim edhe me komunën do të hartojmë projekte ideore të cilat do të mund t’i përkrahim edhe financiarisht. Pra nuk është vetëm përkrahja e qeverisë dhe ministrisë për ta rehabilituar objektin por edhe për të përkrahur financiarisht idetë inovative të cilat vijnë nga të rinjtë dhe të rejat e Komunës së Ferizajt”

Pas vizitës për ta parë nga afër gjendjen e objektit të Qendrës së Kulturës, pjesa e së cilës do të shndërrohet në Qendrën e Inovacionit dhe Teknologjisë, Kryetari Aliu u zotua se sa i përket procedurave të cilat udhëhiqen nga Komuna e Ferizajt do të bëhen përpjekje maksimale për përshpejtimin e tyre dhe nisjen e funksionimit të kësaj qendre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img