19,11,2024

Migjeni :”Pas shiut mbijnë kërpudhat”. Akuzon  udhëheqësit komunal për mosrealizimin e iniciativave për sheshin e qytetit

Must Read

Pas reagimeve se  për emërimin e sheshit të qytetit  dhe ngritjen e shtatores se ish kryeministrit Tony Blair në Ferizaj  ka pasur iniciativa qysh herët ka reaguar Bashkim Fazliu.

Ai ka akuzuar udhëheqësit komunal për mos realizimin e kësaj iniciative dhe  ka premtuar se tani këtë do ta bëjë realitet.

Reagimin e Migjenit të plotë mund ta lexoni në vazhdim.

REAGIM:
BAJRUSHIT DHE MUHARREMIT DUHET T’JU VIE TURP NËSE VËRTETOHET SE NGA 2010 dhe 2014 NUK E KANË REALIZUAR SHESHIN DHE SHTATOREN E TONY BLAIR-it,
NDËRSA TASH E NISA UNË DHE DO TA BITISI

Një fjalë popullore thotë “Pas shiut mbijnë kërpudhat.” Tash me të dalë publikisht me iniciativën konkrete për emërtimin e sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Tony Blair-it këtë të diele me 28.08.2016, duke e caktuar edhe vendin e shtatores si ndërlidhje e dy shesheve si kombinim i Lirisë së Kosovës, na dalin njerëz të ndryshëm se paskan qenë propozime të mëhershme. OK, por nuk ka kurfarë peshe përderisa nuk është realizuar. Unë kur kam shkruar kam thënë shumë qartë se ka mund të ketë pasur ide e dëshira edhe më parë, por po ju garantoj me jetë se vendi i propozuar si ndëlidhje e sheshit Dëshmorët e Kombit me pjesën që do të emërtohet Sheshi Tony Blair, absolutisht asnjëherë kurrë nuk është përmendur e as ideuar nga ndokush pos meje, duke i dhënë bile edhe epitetin e kombinimit të Lirisë së Kosovës. Bile, nuk e di ndonjëherë publikisht apo zyrtarisht që është përmendur. Si duket njerëzit i përziejnë bisedat private për lloj-lloj pazaresh me biseda e veprime zyrtare. Vetëm mendojeni njëherë se çfarë ka shkruar një zotëri, të cilin duhet ta falenderoj pasi ai megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme na kanë dhënë informata publike të cilat i demaskojnë dhe i diskreditojnë të përmendurit (Bajrushin, Muharremin, Naimin, Faikun dhe Burimin), ndërsa nuk e ka ndjekur rrugën e duhur – rrugën e popullit dhe nuk kanë bërë asgjë për ta konkretozuar. Nëse është e vërtetë se zotëriu në fjalë e paska biseduar për këtë projekt qysh nga 2010-a me Bajrush Xhemailin e pastaj edhe me Muharrem Sfarqën (2014) – po a nuk është fyerje për gjithë neve kjo që na prezantohet?! Ku është pra ky shesh e kjo shtatore e pretenduar? Më tregoni ku është? Në cilin vend? A nuk është fyerje për Kryeministrin Bler që është përmendur emri i tij edhe nga kryetarë komunash dhe është lënë anash, si i pavlerë që 6 vite?! Pse keni pritur 6 vite që ta nisi unë konkretisht dhe publikisht? Turp! Dhe ja. Në momentin që unë dal me propozim dhe veprime e vendin konkret për ta realizuar këtë projekt madhor, ku morra përkrahje jashtëzakonisht të madhe, dalin njerëz të paguar për të penguar e zaptuar projektin, ashtu sikur kanë zaptuar çdo gjë mbi e nën këtë dhe. Por jo zotërinjë të nderuar. Mua të gjithë më njohin si njeri i veprave dhe e dijnë se unë çka t’nisi edhe e bitisi. Kështu që e keni kot pasi n’kofsha gjallë Sheshi dhe Shtatorja e Kryeministrit Tony Blair do të bëhet në Ferizaj! E ju penguesit e zvarritësit, jetoni dhe gëlltitni turpin tuaj!

Unë e di që të shumtëve iu pengon fakti që jam ende gjallë dhe aktiv, që frymoj, jetoj, krijoj, shpikë e inovoj. Bile edhe shpikja ime e fundit po ju zgjon kërshërinë sepse duan ta pengojnë në çdo mënyrë. Por unë nuk dorëzohem. Do të punoj parreshtur për të mirën e vendit e popullit tim të lashtë! Dhe së keqes nuk do t’i nënshtrohem kurrë po do t’i dal ballë për ballë përherë!

Kështu ne do të vazhdojmë duke ndjekur hapat institucionalë, duke filluar nga populli. Vox populi vox dei – thonin romakët e lashtë (Zëri i popullit është zëri i Zotit). Dhe ne do të dëgjojmë zërin e popullit! Vazhdojmë!

SHESHI TONY BLAIR DO TË BËHET – PËR KËTË JU GARANTOJ ME JETË!

Bashkim Fazliu-Migjeni
Këshilli për emërtimin e Sheshit dhe vendosjen e Shtatores së Kryeministrit Tony Blair në Ferizaj
1 shtator 2016

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img