26,12,2024

Meta mesazh Ramës: Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin

Must Read

“Ne i kemi qëndruar besnik koalicionit me PS, duke pasur si busull interesat, të drejtat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të vendit me orientim të qartë evropian, por duhet të ketë përpjekje të vazhdueshme për të dëgjuar njëri-tjetrin, mësuar, respektuar dhe gjetur gjuhën e përbashkët, pasi politikat e njëanshme, të nxituara, prodhojnë tensione të panevojshëm, jo vetëm brenda koalicionit, por edhe me aleatët.

Koalicioni ynë ka potencial të lartë, por të pashfrytëzuar ende për sinergjinë në plotësimin e premtimeve zgjedhore dhe sfidave”, tha Meta.

Sipas tij, koalicioni ka plot arritje, por nuk ka vend për vetëkënaqësi. “Nga marrëveshja jonë rrjedh konsensualiteti për zbatimin e politikave qeverisëse, që duhet respektuar dhe forcuar më shumë”, tha ai.

Meta tha se kjo forcë ka si politikë dialogun dhe bashkëpunimin dhe kjo Konventë mbahet që LSI të forcojë parimet e transparencës.

Sipas Metës, “duke korrigjuar gabimet tona, korrigjojmë edhe të tjerët”, raporton Portali “Albeu”. Ndër të tjera, Meta nënvizoi se koalicioni ka ende potencial të pashfrytëzuar. Kryetari i Kuvendit, njëherazi Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë Konventës Kombëtare të LSI u shpreh se kjo forcë ka partneritet me dialogun dhe stabilitetin, teksa nuk pranon konfliktualitetin.

Meta tha se LSI është që mban lart zjarrin e optimizmit, duke parë mundësi zgjidhje në çdo problem dhe duke luftuar kundër politikës së konfliktit dhe ndasisë.

“Jemi këtu pasi siguruam një proces demokratik, gjithëpërfshirës zgjedhor. Qëllimi ynë në këtë Konventë është që LSI të forcojë praninë e saj në radhët e partive të shëndetshme në transparencë, llogaridhënie dhe vazhdimësi. LSI udhëton me forcën më të madhe të saj, që janë kritika dhe modestia”.

Kryetari i LSI kujtoi se forca e tij politike ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e vendit.

“Kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndalimin e armëve kimike, për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi. Kemi qenë besnik në koalicionet e bëra ashtu si dhe me PS. Politikat e njëanshme krijojnë konflikte të panevojshme jo vetëm brenda koalicionit, por dhe në grupet e interesit”, tha Meta.

Meta është shprehur me tej se u bë reforma territoriale për shumë arsye, por njëra nga kryesoret ka qenë dhe ajo e menaxhimit të mbetjeve, gjë e cila nuk ka nisur ende.

E për këtë, kreu i LSI-së tha se ky është edhe shqetësimi kryesor i shoqërisë civile, e për këtë kemi zhvilluar takime me ta. /albeu/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img