28,11,2024

“Messi ma vodhi Topin e Artë”

Must Read

Argjentina dhe Nigeria do të takohen të martën me fillim nga ora 20:00 në kuadër të grupit D, në të cilin vetëm Kroacia ka siguruar kalimin në fazën tjetër.
Përballja mes Argjentinës dhe Nigerisë, sjellë në kujtesë të John Obi Mikel përballjen e para 13 viteve me Lionel Messin, në finalen e botës për U20.
Messi kishte shkëlqyer në finalen e atij botërori duke shënuar dy gola në fitoren 2:1 të Argjentinës ndaj Nigerisë, dhe Mikel beson se ajo paraqitje bëri që ylli i Barcelonës t’ia rrëmbejë çmimin e lojtarit të turneut.
“Messi më vodhi Topin e Artë, më kujtohet sikurse të kishte ndodhur dje. Para ndeshjes njerëzit më thoshin se unë do të fitoj Topin e Artë, sepse isha lojtari më i mirë i turneut, por Messi shënoi dy gola, Argjentina fitoi turneun dhe ai mori çmimin. Që atëherë, ai vazhdoi të fitonte çmime”, ka deklaruar Mikel./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img