28,04,2024

Mesazhi i Kryesueses së Kuvendit Komunal në Ferizaj me rastin e Festës së Krishtlindjeve

Must Read

 

Mesazhi i plotë:

URIME KËRSHËNDELLAT

Kam nderin dhe kënaqësinë që në këtë ditë të shenjtë, në emrin tim dhe Kuvendit të Komunës së Ferizajt, t’ju uroj të gjithë besimtarëve katolikë, Ditën e Kërshëndellave.

Në këtë ditë të shenjtë të gjithë ne duhet të kujtojmë se toleranca ndërfetare tek ne shqiptarët është traditë shekullore e jona dhe duhet ta ruajmë, të kultivojmë me kujdes dhe të krenohemi me të. Të kujtojmë se toleranca sjellë dashuri dhe paqe dhe se njerëzit e paqes janë në shërbim të familjes, shoqërisë dhe atdheut.

Në këtë ditë të shenjtë dëshiroj që të shpreh edhe një herë dëshirën për më shumë mirëkuptim, solidaritet, mirëqenie, përparim e zhvillim për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Urime për shumë mote kërshëndellat!!

Me respekt
Kristina Gashi- Bytyçi
Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img