05,05,2024

Mërgimtarët e suksesshëm R.B Bau GmbH në Siegburg.

Must Read

Kënaqësia në punë është themelore ,jo vetëm se shton përmbushjen tonë ,por edhe sepse përmirëson cilësinë e jetës.

Dhe kënaqësia me e madhe është kur sheh firma shqiptare në të gjithë  Gjermaninë, ku ndër to është dhe firma R.B Bau GmbH me seli në Siegburg.

Një ndër firmat shqiptare të suksesshme ku nga vitet 1990 filloj veprimtarinë ne Robau me ndërtim të vrullshëm ku sot falë punës dhe suksesit të tyre ka arritur afërsisht në numrin e 250 punëtorëve ti ketë në firmën R.B Bau si dhe me pronarin Fatbardh Blenishti si dhe me familjen e tij angazhohen të gjithë së bashku që firma të ketë gjithmonë rezultate të kënaqshme dhe te suksesshme. Ku dhe po kryen projekte dhe punësime mjaft të mëdha,ku vlerësohet maksimalisht puna dhe organizimin që veprojnë dhe që përkrahin çdo iniciativë organizuese të tyre.Ndaj nuk do të rreshtim së theksuari nevojën e zhvillimit të shqiptarëve kudo që ata jetojnë në respekt të asaj që u takon për më shumë dinjitet ,barazi dhe më shumë përfshirjen në planet e zhvillimit dhe rrjedhimisht më shumë mirëqenie. Dhe sidomos një mbështetje të madhe kur shikon nga afër djemtë tanë që janë të njohur në tregun Gjermane dhe për njohuritë që ata kanë dhe që kanë dominuar në çdo sektor të punës.Ndihemi më të kënaqur kur përfitojmë një rezultat dhe që kanë prova të dukshme në shumë punë duke qenë pjesë e diçkaje shumë të madhe dhe, duke parë produktin final dhe të vetëdijshëm për atë që kanë kontribuar.

Gjithçka do të shërbeje në të ardhmen për të përftuar rezultate të mira.

Sa më shumë ajo që bëjmë na angazhon ,aq më shumë kënaqësi na jep.Sa më të ndryshme ta bëjmë, aq më shumë na pëlqen.Këto janë dy aspektet kyçe për stimulimin dhe motivimin.Dhe mbështetja organizative të çdo punëtori duke vënë në dispozicion angazhimin e nevojshëm për ta kryer më mirë punën.Sa më e madhe të jetë mbështetja organizative e ofruar aq më e madhe është kënaqësi dhe rezultatet përfundimtare.

Ju uroj suksese për punën dhe kontributin,dhe për një të ardhme më të ndritur për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img