17,09,2025

Menaxherët e akademisë së Milanit sot vizituan Feronikelin (FOTO)

Must Read

Menaxheret e akademisë “Milan Junior Camp” Stefano Falghera dhe Massimiliano Sopranzi, vizituan klubin tonë për qëllim bashkëpunimi në mes akademisë së futbollit “Milan Junior Camp” dhe shkollës së futbollit KF Feronikeli.

Për këtë vizitë bërë Feronikelit, foli menaxheri gjeneral Stefano Falghera

“A.C Milan është për herë të parë në Kosovë, e them këtë së kam dëgjuar së edhe me parë në emër të A.C Milanos ka fol dikush këtu në Kosovë. Nuk jemi rastësisht këtu në Drenas, në klubin tuaj, ardhja jonë këtu vjen pas sugjerimeve që morëm për një klub serioz dhe mirë i organizuar. Qëllimi i kësaj vizitë ka të bëj me mundësinë e bashkëpunimit mes akademisë tonë “Milan Junior Camp” dhe akademisë KF Feronikeli”.

Nga ana tjetër presidenti i klubit nga Drenasi, z.Ekrem Elshani falënderoj për vizitën dhe zgjedhjen e KF Feronikelit nga ana e klubit të madh italian A.C Milan, për bashkëpunim.

“Për klubin e Feronikelit është nderë dhe privilegj që një klub i madh e me traditë siç është A.C Milano të na vizitoj dhe shpreh gatishmërinë për bashkëpunim”.

Dy palët u ranë dakord që të shqyrtojnë mundësit e bashkëpunimit në mes dy klubeve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img