19,05,2024

Mediat serbe: Serbët e Grackës janë vrarë nga ana e shqiptarëve, të cilët urdhrat i merrnin nga Thaçi

Must Read

Mediat serbe kanë raportuar në lidhje me vizitën e presidentit Hashim Thaçi në Grackën e Vjetër, aty ku ai bëri homazhe për 14 serbë të vrarë pas luftës.

Sipas mediave në Beograd, Thaçi ka kryer një veprim të paimagjinueshëm për shumicën e shqiptarëve, duke nderuar 14 bujq të vrarë nga “terroristët” shqiptarë në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit në verën e vitit 1999.

Portali “Novine” shkruan se serbët janë vrarë nga ana e shqiptarëve, të cilët urdhrat i merrnin pikërisht nga Thaçi, i cili ka qenë komandant i luftës. Më tej, thuhet se Thaçi ka shkuar në Grackë të Vjetër i vetëm dhe pa politikanë të tjerë, por i rrethuar nga gazetarët. Sipas portalit në fjalë, serbët në fshat kanë qenë të pafuqishëm për ta ndalur Thaçin që ti kryejë homazhet, tranmseton Lajm.

Mediat e Serbisë theksojnë se fushata për “normalizimin e raporteve” është artificiale. Sipas tyre, Nikoliç dhe Vuçiç kanë tradhtuar interesat e serbëve, pasi do të duhet të nderojnë figurën e Adem Jasharit./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img