19,01,2026

Më shumë se 200 milionë vezë janë tërhequr nga frika e salmonelës

Must Read

Më shumë se 200 milionë vezë të shitura në nëntë shtete amerikane po mendohet se janë prekur nga sëmundja e salmonelës.

Fermat Rose Acre, me seli në Seymour, Indiana, bëri një tërheqje vullnetare të 206,749,248 vezëve për shkak të kontaminimit të mundshëm.

Deri më tani janë raportuar të paktën 22 sëmundje, sipas Food and Drug Administration.

‘Testimi i FDA përcaktoi se këto vezë janë të lidhura me 22 sëmundje të shkaktuara nga Salmonella Braenderup.

‘Konsumatorët nuk duhet t’i hanë këto vezë . Hidhni ato ose kthejeni në vendin e blerjes për kredi ose rimbursim. ‘

Kjo është tërheqja më e madhe e vezëve që nga viti 2010 kur shpërthimi i salmonelës pa qindra njerëz të sëmureshin, gjë që çoi në tërheqjen e gjysmë miliardë vezëve. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img