28,03,2024

Më në fund një premtim i madh nga VV: Do ta organizojmë Miss Gjyshen

Must Read

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Ferizajt, Valon Ramadani, ka dhënë një premtim të padëgjuar më parë.

Ramadani, në ‘Kanal 10’ ka thënë se do të organizojë një festival ku do të përzgjedhet ‘Miss Gjyshja’, derisa tha se mënyra e organizimit do të ketë trajtim profesional.

“Një pikë që e kem në programin tonë që nuk i ka shku në mend askujt në asnjë palë zgjedhje, na e kemi bë premtim. Kemi me e mbajte një festival, një herë në vit, ka me pasë një organizim në mënyrë profesionale dhe kemi me e zgjedhë super-gjyshën e vitit”, ka thënë ai.

Kandidati i VV’së për Komunën e Ferizajt ka treguar edhe çmimet që do të ndajë në këtë festival, derisa nuk ka dhënë shumë detaje.

“Miss Gjyshja në Ferizaj 1, 2 dhe 3 kanë me u zgjedhë”, ka sqaruar ai.

“Për arsye se janë lënë anash gjyshet tona që na dojnë neve. Askush nuk i përmend as në fushatë, as jashtë fushatë”, ka vlerësuar Ramadani. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img