29,09,2023

Më në fund i reagon dikush nga Qeveria e Kosovës, Aleksander Vuçiqit

Must Read

Valon_Murtezaj-650x358

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, ka deklaruar se kryeministri serb Alaxandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, është treguar i paemancipuar.
“Kryeministri i Serbisë u tregua ashtu si është, i paemancipuar dhe destruktiv. E kemi këtë fat të pafat me kojshinë verior”, ka shkruar Murtezaj.

Postimi i plotë i tij:

Ke dhe shkoj. Kah i ke qit gishtat, tash i qet thembrat, thotë populli.

Kosova, dhe gjithçka e saj, mbet ashtu e kujt është, e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Serbisë u tregua ashtu si është, i paemancipuar dhe destruktiv. E kemi këtë fat të pafat me kojshinë verior.

Sa më pak me u marr me deklaratat e kryeministrave të Serbisë, më e shëndetshme është për politikën dhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.

Sa më mirë i kemi/i bëjmë punët brenda në Kosovë – dhe kjo varet nga ne, në radhë të parë nga qeveria por edhe nga të gjithë aktorët politikë në Kosovë – aq më të parëndësishme bëhen fjalët gënjeshtra dhe sjelljet destruktive të fqinjit tonë verior.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbahet Akademi solemne e Koncert Memorial në nderim të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj

Mbrëmjen e sontme tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, është mbajtur akademi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img