16,11,2024

Më në fund edhe Ferizajn e mbulon bora

Must Read

Më në fun edhe në Ferizaj ka filluar  të bie bora e parë  gjat muajit janar.

Është kjo bora e parë që po bie në Ferizaj pas një thatësie shumë të gjatë. Edhe  pse kohë dimri  në regjionin e Ferizajt të reshura borë kishte vetëm në viset më të larta ndërsa në qytet nuk ka pasur të reshura të borës.

Deri tani në vendin tonë ka pasur reshje të dobëta bore dhe temperatura që nuk kanë qenë më shumë se -9 gradë Celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me mundësi për riga të dobëta shiu, ndërsa në viset malore mundësi për fjolla të dobëta bore.

Sipas institutit, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

“Në mëngjes do të ketë ngrica të dobëta, me theks të veçantë në vise malore, ndërsa në disa pjesë të rrafshit të Kosovës do të krijohen kushte për mjegull. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtim të verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të jetë në favor të kushteve biometeorologjike”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img