02,05,2024

Me iniciativën e Bekim Haxhiut i ndërtohet shtëpia invalidit të UÇK në Llaushë

Must Read

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhu, i cili njihet me nofkën e luftës si Kamishi, ka bërë një gjest të madh, duke marrë iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për familjen Geci, gjë që ia ka arritur me ndihmën e donatorëve.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:

Falënderoj komunën e Skenderajt dhe donatorët, të cilët pa hezitim e kanë përkahur iniciativën time për ndërtimin e shtëpisë së invalidit të luftës, Musa Geci.

Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Musa Geci nga fshati Llaushë, tre muaj më parë i ishte djegur shtëpia. Ai pas djegies së shtëpisë kishte mbetur pa kulm mbi kokë dhe iu kishte bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’i dalin në ndihmë, pasi edhe më herët ka jetuar në kushte jo të mira. Musa Geci jeton së bashku me gruan dhe tre fëmijë.

Tani ai dhe familja e tij së shpejti do të bëhen me shtëpi të re. Prandaj shfrytezoj rastin edhe njëherë të falenderoj komunën e Skenderajt dhe nënkryetarin Fadil Nura për mbështetje, si dhe donatorët Haki Haxhiu, Afrim Durmishi, Isuf Hoti, Afrim Gashi dhe donatorët e tjerë për ndihmën që i bënë invalidit të UÇK-së Musa Geci.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img