Qytetarë ferizajas, veteran të Luftës së UÇK-së, familjarë të Dëshmorëve e struktura udhëheqëse të Ferizajt, mëngjesin e sotëm kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora me lule në kompleksin e varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, për të nderuar veprën dhe sak rificën e tyre në 23 vjetorin e Epopesë së Luftës së UÇK-së që shënohet me 5,6 dhe 7 Mars.
I pari i Ferizajt Agim Aliu tha se “5, 6 dhe 7 Marsi janë historia e Kosovës, ditët kur fati ynë, me sakr ificën sublime të Jasharajve, u përcaktua. Sot, në Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë Dëshmorët e Kombit, gja kun e derdhur për liri e fli jimin e pashembullt për atdhe.
Luan Jahiri nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj tha se 23 vite më parë familja Jashari bëri sakr ificën më sublime në historinë tonë më të re, prandaj meriton përkujtimin dhe nderimin e përjetshëm.
Edhe ish i burgosuri politik dhe veterani i Luftës së UÇK-së, Ylber Topalli, në këtë përvjetor tha se kjo ngjarje historike ka bërë kthesë të rëndësishme dhe u bë frymëzim për përpjekjet e mëtutjeshme për liri, prandaj mbetet pikënisja e shtetësisë së Kosovës.
3 vite më parë Kosova përjetoi 3 ditë të rënda pas luftës frontale të cilën e zhvilloi familja Jashari me policinë dhe ushtrinë serbe në Prekaz të Drenicës.

