07,05,2024

Me homazhe Dëshmorëve të Kombit dhe ngjarje kulturore, Ferizaj shënon 14 vjetorin e Pavarësisë

Must Read

Lum qytetarësh morën pjesë sot, në homazhet tek Memoriali i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, prirë nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtues të shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së, familje dëshmorësh, duke përkujtuar e u përkulur para sakrificës së Dëshmorëve të Kombit për lirinë e Kosovës, sot kur vendi ynë po shënon 14 vjetorin e Pavarësisë.

Buqeta e kurora lulesh u vendosën në varret e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, në nderim të heroizmit, sakrificës sublime, lavdisë së veprës dhe jetës së dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Përveç homazheve tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj, 14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Ferizaj shënohet edhe me një varg aktivitetesh tjera kulturore si aktiviteti letrar i organizuar nga KL “De Rada” që do të mbahet sot në ora 13:00 në Galerinë e Arteve, koncerti me grupet e fëmijëve në ora 15:00 në Teatrin e Qytetit, si dhe Koncerti Festiv me Korin e Qytetit – Okteti dhe Grupin e Mandolinistëve “Nostalgjikët”, sonte në ora 19:00 në Teatrin e Qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img