Në Ditën e Dëshmorëve, më 28 Shtator, Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë organizuar një sërë aktivitetesh. Gjatë kësaj dite është paraparë seancë solemne e Kuvendit të Ferizjt, pastaj Homazhe tek varrezat e Dëshomtëve. Ndërsa ora 11:00 bëhet shpalosja e shtatores së Dëshmorit të Kombit të UÇK-së Sadik Bega – MORTAJA
Për këtë edhe Shoqata e veteranëve të luftës së UÇK-së u ka bërë ftesë publike të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje sa më masovike.
Ftoheni që të merrni pjesë në zbulimin e Shtatores së Dëshmorit të UÇK-së – Komandantit të Njësisë Speciale të Zonës Operative të Neredimes – Sadik Bega – MORTAJA.
Për të qenë i lirë duhet të kemi parasysh se liria është e shtrenjtë, ndërsa gjaku i Dëshmorëve është çmimi i lirisë. Nuk ka jetë të dinjitetshme pa qenë kombi apo vet njeriu i lirë. Me 28.09.2016 po kthejmë Mortajën në bronz, i cili me idealin dhe gjakun e tij dha më të shtrenjtën për këtë tokë – JETËN E TIJ për tu bërë i pavdekshëm në historinë e kësaj toke, ku edhe falë gjakut të tij dhe gjithë Dëshmorëve të tjerë ne sot po e gëzojmë lirinë.
Lavdi Dëshmorëve të rënë për liri!