14,05,2024

Me 1 Qershor fillojnë “Ditët e Kulturës”

Must Read

Me 1 Qershor në Ferizaj do të fillojnë “Ditët e Kulturës” një eveniment i kulturës, i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Sipas drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, hapja solemne e “Ditëve të Kulturës” do të bëhet pikërisht në ditën ndërkombëtarë të fëmijëve, me ç’rast do të jetë një program i pasur kulturo-artistik me grupe të fëmijëve si dhe do të behet edhe prezantimi ekspozues për fëmijë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Poashtu do të ketë edhe shfaqje për fëmijë “Pinokio”, nga Maarif Scool Kosova.

Drejtorja Murati-Shabani, ka thënë se gjatë “Ditëve të Kulturës”, do të behet edhe hapja zyrtare e ekspozitës kolektive të artit pamor e realizuar nga Galeria e Arteve si dhe Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj.

“Ndërsa me datën 3 qershor, do të jetë sofra tradicionale me në sheshin e qytetit, ku do të ketë edhe një program të pasur kulturo-artistik nga AKV “Kastriotëve” si dhe grupit të folklorit. Me 4 qershor do të ketë ecje të organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me shoqëritë bjeshkatare si dhe do të mbahet festivali “Fëmijët e Gëzuar” në teatrin e qytetit nga ora 15:00”, ka thënë drejtorja Murati-Shabani.

Ajo ka thënë se me datën 6 qershor do të jetë edhe një koncert i muzikës klasike -Trio Mosso.

“Ditëve në vazhdim do të ketë aktivitete të ndryshme si shfaqje teatrale, ligjërata mbi trashëgiminë kulturore, festival të recitatorëve, promovim libri si dhe shumë aktivitet ë tjera”, tha numri një i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani.

Ndërsa sa i përket Çlirimit të Ferizajt, Komuna e Ferizajt, këtë viti i ka kushtuar një rëndësi më të madhe dhe është kujdesur që në këtë ditë ta fillojë me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorëve të Komunës sonë, për të vazhduar tutje me një akademi solemne, ndërsa në orën 11:30 do ë ketë minimartona e vrapimit “Vrapojmë me Policinë tonë”, ndërkaq në orën 20:00 në sheshin e qytetit do të mbahet një koncert festiv nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img