03,05,2024

MD-ja kërkon nga drejtësia franceze lirimin e Haradinajt

Must Read
Dhurata Hoxha

“Pas marrjes së informacionit, Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj”, thuhet në reagimin e MD-së.

Kjo ministri thotë se ka qenë e njoftuar nga Policia e Kosovës që nga orët e pasdites për arrestimin e Haradinajt.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Drejtësisë e Republikës sё Kosovës njofton opinionin e gjerё, se gjate orëve të pasdites është njoftuar nga Policia e Kosovës për ndalimin e z. Ramush Haradinaj nga autoritetet Franceze.

Pas marrjes së informacionit, Ministria e Drejtësisë është koordinuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë dhe përmes Ministrisë së Jashtme ka dërguar shkresën në Ministrinë e Drejtësisë së Francës me kërkesën për lirimin e menjëhershëm të z. Haradinaj.

Ministria e Drejtësisë konsideron se të gjitha urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia për shtetasit e Republikës së Kosovës për veprat penale kinse të kryera në Republikën e Kosovës, janë të paligjshme dhe të papranueshme për Republikën e Kosovës, andaj presim lirimin e menjëhershëm të z. Ramush Haradinaj.​

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img