Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2020” , njësitet policore të Stacionit Policor në Ferizaj, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjëve .
Gjatë ditës së djeshme dhe sot, në Ferizaj ,njësitet policore kanë shoqëruar tetë (8) persona dhe janë konfiskuar tetë (8) mjete të ndryshme transporti si dhe një sasi e drunjtëve,duke u transportuar në mënyrë ilegale (pa fletë përcjellje dhe të pa vulosura).
Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët kanë shqiptuar 8 fletëparaqitje për transportim ilegal të drunjëve ,si dhe kanë bërë konfiskimin e masës drunore.
Nga ana e policisë,gjatë kontrollimit të dokumentacionit,ka rezultuar se të gjitha mjeteve transportuese iu kishte skaduar afati i regjistrimit dhe ndaj ngasësve janë shqiptuar tetë fletëparaqitje për kundërvatje.
Plani operativ është në vazhdim .