08,11,2025

Mbi debatin për veteranët e rrejshëm

Must Read

Shkaruan: Nehat Mustafa-Mali
Nëse askush tjetër, atëhere së paku ne veteranët e dijmë mirë se nuk ishim as 60, as 50, as 40 e mbase as 30 mijë pjesëtar të UÇK-së. Prandaj, nuk po e kuptoj heshtjen tonë, e aq më pak përpjekjet e disave për ta arsyetuar këtë manipulim masiv me listat.
Për mendimin tim, më shumë se sa dorëheqja e Prokurorit Blakaj dhe motiveve të kësaj dorëheqjeje, çështje duhet të bëhet zbardhja e e së vërtetës së këtij manipulimi masiv.

Përderisa përfituesit e rrejshëm mbase synuan përfitime materiale ose të meritave që nuk i merituan asnjëher, shtrohet pyetja çfarë synuan dhe cfarë përfituan ata eprorē që me nënshkrimet e tyre degraduan këtë proces deri në absurditet.
Jo Pal Lekaj, debati pēr veteranët jo vetëm që nuk duhet të ndalet, por duhet inkurajuar.që të shkoj deri në zbardhjen përfundimtare. Vetëm kēshtu nderohen veteranët e vërtetë e Lufta Çlirimtare , e jo duke heshtur manipulimet.

Reagimet qytetare të kohëve të fundit asesi nuk i shikoj si qëndrime kundër veteranëve të vërtetê, por vetëm kundër mashtruesve.

Ps: Nëse Komisioni Qeveritar do ta pastroj veten nga ky manipulim i listave, atëhere le ti publikojnē aplikacionet e veteranëve të rrejshëm dhe aty mund të shihet mirë se kush ka nënshkruar për këta mashtrues.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img