03,07,2025

Mbi 1 milion euro dëme nga breshri në Rahovec

Must Read

Një Komision Vlerësues i Komunës së Rahovecit ka llogaritur në mbi 1,3 milion euro vlerën e dëmeve në bujqësi nga shiu e breshri i para dy javësh.

Shiu dhe breshri i ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të mëdha në sektorin e bujqësisë në komunën e Rahovecit.

Sipas një Komisioni vlerësues të Komunës, i cili ka dalë në terren për të parë situatën, vlera e dëmeve në bujqësi është mbi një milion euro.

“Vlera e dëmeve të shkaktuara në sektorin e bujqësisë në Komunën e Rahovecit nga shiu-breshëri është 1,325,947.332 euro, me sipërfaqe 688.25 hektarë”, thuhet në një njoftim të Komunës së Rahovecit..

Sipas Komisionit, zonat kadastrale më të prekura janë qyteti i Rahovecit, fshatrat Patoqani i Epërm, dhe Hoqa e Madhe.

Sipas këtij njoftimi, më së shumti dëme kanë pësuar vreshtat, pastaj kulturat lavërtare, të perimtarisë dhe pemëtarisë.

Haziz Krasniqi, nga zyra e kryetarit Idriz Vehapi, tha për KALLXO.com se këto dëme janë shkaktuar nga shiu dhe breshri që ka rënë para afro dy javësh.

“Raporti nga Komisioni Vlerësues i është dërguar Ministrisë së Bujqësisë dhe nuk e dimë nëse Ministria do të bëjë diçka për kompensimin e dëmeve”, tha Krasniqi, duke shtuar se ka pasur shumë ankesa të qytetarëve por se Komuna nuk ka fonde për t’u dalë në ndihmë./

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img