05,12,2024

Mbështetja e Ramës për taksën 100% ndaj produkteve serbe, nxit reagime në Serbi

Must Read

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka publikuar të dielën një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën shkruhej 100% duke treguar kështu përkrahjen e Ramës për vendimin e Qeverisë së Kosovës ndaj produkteve serbe.

Fotografia me mbishkrimin 100 %, bëri që të reagojnë mediet serbe.

Në raportimin e tyre thuhet se fotografia e Shalës me Ramës ‘tronditi’ të gjithë serbët.

“Shala shkroi 100% dhe është e qartë se ky vendim po shijohet, ndërsa për shkak të këtij vendimi qindra njerëz në Mitrovicë kanë probleme të ndryshme. Njerëzit atje nuk kanë ilaçe, oksigjen në spital dhe qumështi tashmë është zhdukur. Dhe kjo gjë është qesharake nga ana e tij dhe Ramës” raporton telegrafi.rs.

Portali tjetër Blic.rs, e ka quajtur provokim publikimin e ministrit Shala me Edi Ramën.

Gjithashtu portali  naslovi.net, duke cituar mediat tjera, shkruan “Një provokim i ri: Ministri i Kosovës publikon një fotografi me Ramën dhe shkroi 100%”.

Duhet kujtuar se Qeveria e Kosovës, në fillim kishte vendosur taksë vetëm 10%  për produktet e e Serbisë por pas pak ditësh ajo u shumëfishua në 100%.

Vendimi për taksën ngjalli reagime të ndryshme tek udhëheqësit serb por edhe tek ndërkombëtarët të cilët kërkuan largimin e saj, përderisa vendimi në fjalë gjeti përkrahje tek qytetarët kosovarë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img