05,05,2024

Mbahet tryezë pune për punën vullnetare të të rinjve

Must Read

Puna vullnetare e të rinjve, burim i ndihmës për bashkësinë, socializimin dhe dhe ngritjen e vetëdijes së të rinjëve për rolin dhe përgjegjësinë e tyre për qytetari aktive ka qenë temë e cila është diskutuar nga përgjegjësit e arsimit të mesëm të lartë në regjionin e Ferizajt.

Në një tryezë të organizuar nga Instituti për Promovimin e Edukimit (IPEDU) është diskutuar për punën vullnetare të të rinjve dhe rëndësinë e sajë për socializimin, rolin aktiv për një qytetari aktive dhe si burim për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitet.
Në këtë takim të udhëhequr nga profesor Ramush Lekaj morën pjesë edhe Zëvendës Ministri i Arsimit, Azem Guri, Dr. Anica Mikus Kos, drejtor të shkollave të mesme të larta nga Ferizaj, Kaçaniku, Hani i Elezit dhe Shtërpca si dhe psikolog dhe mësimdhënës.

Me këtë rast zëvendësministri Guri ka shprehur gatishmërinë që të ndihmoj këto aksione me të gjitha mundësit që ka Ministria e Arsimit.
“ Puna vullnetare është një segment mjaftë I rëndësishëm për të rinjtë që ndihmon në socializimin e tyre si dhe ngritjen e vetëdijes për rolin që kanë të rinjtë në shoqëri. Ne si Ministri jemi të gatshëm që të ofrojmë përkrahje sa herë që kjo kërkohet nga ne” ka thënë zëvendësministri Guri.
Ndërsa Dr. Anica Mikus Kos, e cila njihet si veprimtare e palodhshme e punës vullnetare ka thënë se “Puna vullnetare e organizuar është kreaturë social, në të cilën njerëzit e vullnetit të mirë, në bazë të vendimit të lirë veprojnë pa kurrfarë kompensimi, në dobi të njeriut, grupit apo të bashkësisë së gjerë. Sot puna vullnetare e organizuar nuk do të thotë vetëm ndihmë direkte për njeriun ose grupet në fatkeqësi, ajo ngërthen në vete edhe iniciativën civile, përfaqësimin dhe aksionin social”

Për punën vullnetare në rajonin e Ferizajt dhe rëndësinë e saj një përmbledhje të shkurtë ka dhënë edhe profesor Ramush Lekaj, udhëheqës shumëvjeçar i organizatës IPEDU, e cila gjatë kohës sa vepron ka organizuar shumë aksione vullnetare’
“Ne si organizatë gjatë kohës sa veprojmë kemi pasur të angazhuar mbi 3 mijë vullnetarë. Puna vullnetare është organizuar në profile të ndryshme dhe në rajone të ndryshme. Gjatë kësaj kohe kemi hasur në një gatishmëri të madhe tek të rinjtë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre. Puna vullnetare dhe solidariteti bëri që shumë të rinj nga komuniteti, nxënës dhe student, të krijojnë ndjenjën humanitare për të ndihmuar të tjerët në mënyrë që të përballen më lehtë me sfidat e mëdha nga gjendja e rëndë shëndetësore, varfëria dhe për përmirësimin e jetës” ka thënë Lekaj.

Në këtë takim, për punën vullnetare të të rinjve kanë folur edhe Njazi Bytyqi, Vedat Ismajli, Fidan Ademi dhe Arbër Ademi, veprimtarë shumëvjeçarë të kësaj organizate.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img