30,04,2024

Mbahet sesioni informues për projektin “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuar”

Must Read

Gjatë ditës së sotme në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, është mbajtur sesioni i parë informues me shoqatën Handikos, duke e bërë jetësimin e projektit “Qeverisje përfshirëse për personat me aftësi të kufizuar”. Në këtë takim morri pjesë kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Krsitina Gashi-Bytyçi, së bashku me anëtarët e Kuvendit të Komunës, por edhe drejtorët e drejtorive komunale.
Me këtë rast kryesuesja Gashi-Bytyçi është shprehur se ky projekt ka rëndësi tejet të madhe.
“Është një hap drejt realizimit të zotimeve tona dhe fillimit të hartimit të strategjisë Komunale dhe planit të veprimit për personat me nevoja të veçanta”, ka potencuar ajo.
U tha se Kryetari i Komunës së Ferizajt z.Agim Aliu dhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, po përkrahim dhe do të përkrahim projekte të cilat janë jetike për mirëqenien e kësaj kategorie.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img