18,05,2024

Mbahet sesion informues për të rinjtë ferizajas

Must Read

Ferizaj.29.03.2018. Gjatë ditës së sotme Instituti i Trajnimeve për Zhvillim (TDI) në RIT Kosova (A.U.K) ka filluar implementimin e projektit të ri ‘Youth Career IT Pathway-YCIP’. Ky projekt do të zgjatë 23 muaj dhe financohet nga: “Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, ndërkaq është e financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Valza Kika në këtë takim është shprehur se qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është trajnimi i 200 të rinjve të papunë ose të nën punësuar, nga regjioni i Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, të moshës 18-29 vjeç, me arsim para universitar, me qëllim të aftësimit me shkathtësi të buta dhe teknike ( zhvillimi i web & Mobile dhe teknik të IT-së).
“Ky trajnimi do të rrisë mundësitë që të rinjtë të marrin pjesë në tregun e punës: në vend, duke lehtësuar tranzicionin e tyre përmes punës praktike dhe në tregun ndërkombëtar përmes punës në internet. Territori i synuar/shtrirja gjeografike: Fokusi kryesor është në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, mirëpo të rinjtë nga regjionet e tjera që dëshirojnë dhe kualifikohen të marrin pjese në trajnime në tri regjionet e caktuara nuk do të refuzohen. 100 kandidatë do të përzgjidhen për rajonin e Prishtinës, 50 Pejë dhe 50 Ferizaj”, është shprehur Kika.


Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Zekir Bytyqi si dhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani. Me këtë rast drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi, u shpreh se takime të tilla janë shumë të rëndësishme me vet faktin se ndihmohen të rinjtë edhe për punësim.
U bë e ditur se kandidatet do të mbajnë 200 orë trajnimi; 100h zhvillim të aftësive të buta teknik dhe 100h aftësim profesionale/teknike, mentorim, vendosje praktike në tregun e brendshëm ose arritje në internet në ekonominë globale dhe certifikim. Afati i aplikimit është i hapur nga 26 mars deri me 20 prill të këtij viti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img