29,04,2024

Mbahet punëtoria me temën “Analiza e problemit për angazhimin publik më kuptimplotë”

Must Read

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë ditës së sotme ka mbajtur punëtorinë njëditore ”Analizë e problemit për angazhimin publik më kuptimplotë”. Në këtë punëtori morën pjesë , Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, Selim Marevci, shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, zyrtarë komunal, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe drejtues të OSBE-së.

Kjo punëtori ishte pjesë e Laboratorit të Qeverisjes Komunale, një nisme e re e misionit të OSBE-së në Kosovë. Kjo nismë ju ofron komunave të përzgjedhura mundësi unike eksperimentale për t’i trajtuar sfidat komplekse në fushën e angazhimit publik. Objektivë kryesor i Laboratorit të Qeverisjes Komunale është që t’ju ndihmojë qeveritë komunale lidhur me përmirësimin e performancës së tyre në angazhimin e banorëve në politikë-bërjen dhe në zbatimin e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img