28,03,2024

Mbahet mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Must Read

Këtë të premte Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka ftuar në mbledhjen e nëntë të rregullt anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i cili kërkoi nga anëtarët e këtij komitetit që si pikë shtesë në këtë mbledhje të hy edhe Projekt-Rregullorja për Taksat Komunale.

Poashtu edhe drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka kërkuar që në këtë mbledhje të shtohet edhe këto pika të rendit të ditës: propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm i ngastrës kadastrale 492-3 Z.K Ferizaj së bashku me objektin afarist, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 690-3 Z.K Talinovc i Jerlive pronë e komunës së Ferizajt, propozim-vendimin për anulimin e vendimit me nr.01 Nr.119 të datës 27 shtator 2022, propozim-vendimin për anulimin e pjesërishëm të vendimit me nr.01. Nr.98, të datës 09.09.2019, propozim vendimin për anulimin e vendimit nr.01.Nr 25 të datës 25.03.2021 si dhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 3148-0 Z.K Ferizaj pronë private me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 2769-0 Z.K. Ferizaj pronë e komunës.

Të gjithë anëtaret e Komitetit me shumicë votash, kanë aprovuar që edhe këto dy pika të propozuara të diskutohen në mbledhjen e KK-së.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, të pranishmit i ka njoftuar që është përfunduar Strategjia e Turizmit të Komunës së Ferizajt për vitin 2023-2027.

Drejtorja e Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozimin-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronë, për pronën e paluajtshme për vitin 2023 si dhe ka prezantuar raportin financiar janar-shtator të këtij vitit.

E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani, para anëtarëve të KPF-së ka bërë propozim-vendimin për korrigjimin e emërtimit të shkollave profesionale në Ferizaj.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet me datën 31 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img