Këtë të shtunë në teatrin e qytetit “Adriana “në Ferizajt, është mbajtur edicioni 34 i Festivalit të këngës për fëmijë “Fëmijët e Gëzuar 2022″
Hapjen zyrtare të këtij festivali e bëri drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport, Xhemile Murati-Shabani, e cila e ka vlerësuar tejet lart këtë festival tashmë tradicional në qytetin e Ferizajt.
Ndërsa drejtori i këtij festivali Nazmi Aliu, është shprehur se e ka pasur shumë të vështirë përzgjedhjen e fëmijëve për të marre pjesë në këtë festival për shkak se të gjithë fëmijët ishin shumë të veçantë.
Festivali është mbajtur në kuadër të “Ditëve të Kulturës”.