17,05,2025

Mbahet akademi përkujtimore për të rënët në Kaçanik

Must Read

Sot në Kaçanik mbahet Akademi përkujtimore për të rënët më 21 maj të vitit 1999.

Kjo akademi organizohet në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik dhe Këshillat Organizues të fshatrave Stagovë dhe Runjevë.Akademia përkujtimore mbahet sot në Shtëpinë e Kulturës “ Xheladin Kurtaj” në Kaçanik dhe fillon në 16:00.

Për të nderuar të rënët më 21 maj do të bëhen Homazhe pranë pllakës përkujtimore në Runjevë, homazhe pranë pllakës përkujtimore në Stagovë dhe homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img