14,11,2024

May: Nuk duam dalje gjysmake nga Bashkimi Evropian

Must Read

Fjalët e May që thonë se ajo do të kërkojë “BREXIT të plotë” me gjasë do të zhgënjejnë bizneset dhe një pjesë të madhe të popullatës që duan lidhje të fuqishme të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së.

Në fjalimin ku do të paraqiten 12 prioritetet për BREXIT, ajo do të premtojë ndërtimin e një “partneriteti të ri dhe të barabartë” me BE-në.

“Nuk do të ketë anëtarësi të pjesshme në Bashkimin Evropian, anëtarësi ortakërie me Bashkimin Evropian e as çfarëdo zgjidhje që na lë gjysëm brenda e gjysëm jashtë”, do të thotë May, sipas fjalimit.

Sterlina britanike e ka humbur një të pestën e vlerës së saj prej referendumit të qershorit ku 52 % e popullatës vendosi për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Komentet e May pritet të dëmtojnë sterlinën edhe më shumë.

Kryeministrja britanike ka thënë se ajo do e kërkoi Nenin 50 të traktatit të BE-së më 31 mars, diçka që nis formalisht procesin dy vjeçar të negociimit të largimit të Britanisë nga blloku evropian.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img