16,09,2024

Matoshi: Tryeza e përbashkët për demarkacionin, për korrigjimin e gabimeve

Must Read

Publicisti Halil Matoshi ka thënë se tryeza për demarkacionin ku do të marrin pjesë përfaqësues nga pozita dhe opozita megjithëse është e vonuar do të shërbej për relaksimin e situatës.

Sipas Matoshit, kjo tryezë pritet të shërbej që të hidhet dritë mbi tërë këtë çështje.

“Gjëja e parë që më vije ndërmend është fakti se kjo tryezë është shumë e vonuar dhe nuk e kuptoj pushtetin që deri më sot nuk ka organizuar diçka të tillë. Megjithatë më mirë vonë se kurrë. Për këtë arsye mendoj se kjo tryezë do të hedhë dritë mbi tërë këtë çështje, së paku do të jetë një fakt plus për qytetarët e Kosovës mbi atë se cfarë ka ndodhur”, ka thënë Matoshi në një intervistë që i ka dhënë “Zërit”, i cili më pas ka shtuar.

“Megjithatë nuk pres se do të përmbyset i tërë procesi por korrigjime besoj se do të ketë”, ka thënë ai.

Matoshi ka folur edhe rreth gjuhës së kryeministrit Mustafa i cili tha se profesorët të cilët po kundërshtojnë demarkacionin “janë bërë për mjek”.

Ai ka thënë se në fakt është e tërë shoqëria kosovare e cila është bërë për mjek me një qeveri të tillë që e ka pasur që nga pas lufta.

“Nuk do të doja të dëgjoja një fjalor të tillë nga kryeministri i Kosovës, aq më tepër kur ai është një qytetar akadameik. Sidoqoftë gjuha është polarizuar nga të gjitha anët dhe fatëkeqësisht populli i Kosovës, po e shohin më në fund se me cfarë njerëz kanë të bëjnë. Se kë e kanë votuar. Kjo do të duhej tu shërbente qytetarëve të Kosovës si leksion që këso njerëz agresiv dhe me fjalor agresiv të mos i votoj më”, ka thënë Matoshi.

“Problemi qëndron në faktin se një kryeministri nuk i shkon një gjuhë e tillë për shkak se e tërë shoqëria kosovare e udhëhequr nga kjo qeveri është bërë për mjek dhe jo vetëm ata që e kundërshtojnë qeverinë”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi

Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Metushi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img