27,04,2024

Matoshi: Thaçi vazhdon të jetë shef i PDK-së, jo shef i shtetit

Must Read

halil-matoshi-sot-jam-me-l-euml-vizjen-vet-euml-vendosje_hd

Njohësi i çështjeve politike Halil Matoshi, ka thënë se do të donte që t’i jepej një shans Hashim Thaçit për president, mirëpo ai tanimë e ka dëshmuar se nuk mund të jetë kryetar i shtetit, raporton GazetaBlic.

“Kisha pas qejf me i dhanë shans Thaçit, mirëpo duke e njohur gjatë, ky njeri mbetet i pandryshueshëm. Njeri pragmatik, i paemancipuar. Ky vazhdon të jetë shef i PDK-së, dhe kurrë nuk ka me qenë shef i shtetit”, ka thënë ai në Click të rtv21, përcjellë GazetaBlic.

Sipas tij, ai gjatë ditës së sotme dha premtime për ato që nuk ka mundur t’i realizojë përgjatë viteve.
“Sot ai premtoi se do t’i realizojë ato, që qe dy mandate ka dështuar”, është shprehur Matoshi.
Ndërsa, “festën” e nesërme për inaugurimin e presidentit, ai e ka quajtur “karneval”, me ç’rast ka thënë se i dhimbsen paratë që do të shpenzohen. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img