09,11,2024

Matoshi: Serbia e do Kosovën në pozicion të keq ndërkombëtar

Must Read
Halil Matoshi

Kërcënime të tilla pati edhe nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq pala kosovare është e bindur se do ta ruaj integritetin e vendit.

Analisti Halil Matoshi në një prononcim për Gazetën Monitor tha se Serbia po kërcënon Kosovën vetëm për ta prishur imazhin e Kosovës.

Ai tutje thotë se përkundër këtyre zhvillimeve të acaruara, Brukseli është duke heshtur ende. Matoshi ndër të tjera thekson se Rusia po tenton që përmes Serbisë t’i destabilizoj edhe disa vende të Evropës.

“Serbia e ka seriozisht – jo me e sulmu Kosovën me tanke – porse me e vu në pozicion te keq karshi Fuqive të Mëdha. Pra Serbia ka hy në nji Lufte Speciale që me e damtu imazhin e Kosovës dhe me dal viktimë në sytë e publikut ndërkombetar, sidomos tek shtetet që e kanë ndihmue [lirimin e saj dhe e kanë njohur shtetin e ri. Serbia ka nisë një ofensivë diplomatike kundrejt Kosovës dhe për habi Brukseli zyrtar po hesht. Kjo heshtje sikur e sqaron frikën e BE-së përball Rusisë që është rikthyer fuqishëm në skenën evropiane, duke e instrumentalizuar Serbinë për ta përdor si shantazhuese të BE-së”, ka thënë Matoshi.

Treni me simbole provokuese ndaj Kosovës është kthyer prapa duke mos u lejuar të hyjë në Kosovë. Ndaj këtij tentim veprimi të Serbisë ka reaguar edhe Njësia Speciale e Kosovës kështu duke u mobilizuar në veri të Mitrovicës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zyrtarët publikë të dhjetë komunave rrezikojnë të mbesin pa paga në nëntor, shkak kontrata kolektive

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë që mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img